Celebrities

Arbër Çepani për ikjen nga jeta të Gerti Bogdanit: “Një nga momentet më të vështira që kam kaluar…”

Në emisionin “Pardon My French” është rikthyer sërish edhe Arbër Çepani, bashkëmoderatori me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën. Në fillim të emisionit ai u ndal tek ndarja nga jeta e ish-deputetit duke u shprehur se:

Kënaqësia ime është e madhe që të jem sërish në familjen time në Top Albania Radio dhe mbi të gjitha me ty. Më ka marrë malli të isha këtu.

Mund të isha dhe më mirë sigurisht, ka qenë një nga momentet më të vështira që kam kaluar unë dhe familja ime por duhet të bëhemi të fortë edhe për ata që nuk janë më dhe të shikojmë përpara edhe për të përçuar mesazhet e atyre që nuk janë më.