Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli shpërthen kundër Feros! “Çfarë hipokrizie…”

Në një shfaqje të fundit televizive, Fero Fera ka hapur një diskutim për marrëdhënien e tij me ish-partneren Arbenitën. Gjatë bisedës dhe intervistës që po zhvillohej, ai theksoi se vajza e tyre, pa dyshim, ka nevojë për nënën e saj, duke shtuar se vajzat shpesh qëndrojnë më shumë me nënat. Ai gjithashtu shprehu se ndjen ende dashuri për Arbenitën dhe se ata kishin menduar për një rikthim mes tyre.

Pas këtyre komenteve, Arbenita reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Në një postim të ashpër në Instagram, ajo akuzoi Fero-n se ka marrë kujdestarinë e vajzës, pak minuta pas deklaratave të tij. Arbenita theksoi se ai po i bën presion jo vetëm asaj, por edhe familjes së saj, duke kërkuar që Fero ta lërë të qetë për të vazhduar jetën e saj.


Kjo situatë ka sjellë tension dhe diskutime të shumta në media dhe mes fansave, duke e bërë marrëdhënien e tyre një nga temat më të komentuar të momentit.