Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli në një romancë të re? Zbuloni detajin që i konfuzoi të gjithë!

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit Fero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim misterioz në rrjetet sociale. Ajo ka shpërndarë një foto me një buqetë të madhe me trëndafila rozë dhe një mesazh guximshëm të shkruar mbi të:

Çfarë dreqin është faza e bisedës? Më adhuro ose VDIS


Ky mesazh i fuqishëm dhe enigmatik ka ngritur aludime dhe pyetje te fansat, të cilët kanë filluar të spekulojnë nëse Arbenita po sugjeron një romancë të re. Edhe pse modelja ka qenë e kujdesshme për të mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes publike pas ndarjes nga Fero, ky postim ka ndezur kureshtjen e të gjithë atyre që e ndjekin.

Pas ndarjes nga reperi, Arbenita ka preferuar të përqendrohet në rritjen e vajzës së saj dhe karrierën, por ky postim ka hapur mundësinë që ajo të jetë duke jetuar një lidhje të re. Ndjekësit janë të etur për të zbuluar më shumë rreth jetës private të modeles dhe se çfarë qëndron pas këtij mesazhi të veçantë.