Në një lidhje telefonike i ftuar ditën e sotme në “Paso”, ishte Arben Manaj, i cili përshkroi atmosferën në Angli pak minuta para ndeshjes së shumëpritur Angli-Shqipëri. Manaj arriti ta përçojë energjinë pozitive, të cilën duket se edhe ai vetë e kishte marrë nga tifozët shqiptarë.
Është një atmosferë e jashtëzakonshme. Nuk kam parë kaq shumë shqiptarë në ndeshjen e Shqipërisë në Angli. Po më kujton absolutisht Kampionatin Europian, ato 5 javë të bukura…
Nuk e keni idenë sa shumë shqiptarë kanë ardhur me të kuqe, me flamuj, me gjithçka, me qeleshe të bardha… Duket sikur po luajnë në stadiumin “Air Albania”…
Megjithatë, pavarësisht atmosferës pozitive, siç duket, Manaj mendon se fati është i parashkruar tashmë.
Anglezët kanë shpresë se do e fitojnë, ne shpresojmë të bëjmë një lojë dinjitoze dhe të paraqitemi mirë. Anglia nuk e përballon dot të mos e fitojë këtë ndeshje…
Ndërkohë, ditën e sotme ishte poashtu e ftuar Lenida Halilaj, e cila u shpreh se duke mos i parë si superior, ne mund të luajmë më mirë! Gjithashtu, Rudi Vata u shpreh se nuk është simpatizant i Edi Rejas, pasi ai nuk ka energji të mjaftueshme për të përballuar problemet e Shqipërisë. Ndërsa Elvi Sharra bëri një analizë shumë të hollësishme lidhur me ndeshjen që pritet të luhet Angli-Shqipëri.