Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.
Kjo gjë padyshim ka shkaktuar dhe dyshimet e ndjekësve lidhur me rikthimin e saj në ekran. Ditën e sotme, Arbana ka komunikuar me ta duke zbuluar dhe një kuriozitet që besojmë ishte shumë i madh për të gjithë ne. Kur do ta shohim moderatoren përsëri në ekran? Në një ‘Ask’ të postuar në Instastory, Arbana është përgjigjur:
Në vjeshtë besoj,(uroj).
Arbana ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ndjekësit dhe është shprehur se do të rikthehet në sezonin e vjeshtës. Por cilin program do të drejtojë moderatorja sezonin tjetër? Mos ndoshta Arbana do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” apo ndoshta me ndonjë program tjetër të saj? Presim që moderatorja të na tregoi më shumë rreth kthimit të saj në televizion.
Pas gjithë bujës së një spektakli gjigant e plot dinamikë si ‘Big Brother VIP’ dhe lajmit të bukur për shtatëzaninë e saj, Arbana vendosi të largohet për disa pushime familjare duke ndarë me ne disa foto që me të vërtetë na i bëri ‘sytë zemra’. Teksa ka shpërndarë gjithëmonë me ndjekësit e saj foto të dy djemve të saj, duke treguar se prezantuesja bukuroshe po i shijonte më shumë se kurrë ato pushime me ‘yjet’ e saj.