Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani zbulon pamje të reja nga dasma e saj dhe momenti i kurorëzimit në altar!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma. Ditën e sotme Arbana ka postuar në Instagram disa foto të reja nga dasma nga momenti i kurorëzimit të dashurisë së tyre në altar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore. E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se nëse thashethemet se fustani i nusërisë kushtonte 50 mijë euro, Armandi tha se fustani që Arbana veshi në dasmën e saj ishte dhuratë nga ai dhe bashkëshortja e tij Marcela, pasi ishte gjëja më e mirë që ata mund ti jepnin. Ai nuk tregoi se sa ky fustan ka kushtuar, por tha se do mbetet një kujtim i bukur.