Një lajm shumë i bukur u bë me dije nga vetë nga Arbana Osmani mbrëmjen e të premtes gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Kujt i kishte shkuar në mendje se “BBV” këtë vit është prezantuar nga dy yje? Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.
E pas gjithë bujës së një spektakli gjigant e plot dinamikë si ‘Big Brother VIP’ dhe një lajmi kaq të bukur, Arbana ka vendosur të largohet për disa pushime familjare dhe ka ndarë me ne disa foto që me të vërtetë na i ka bërë ‘sytë zemra’. Teksa ka shpërndarë me ndjekësit e saj disa foto të dy djemve të saj, duket se prezantuesja bukuroshe po i shijon më shumë se kurrë këto pushime me ‘yjet’ e saj.
Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.
Mirëpo, një sukses i tillë dhe një ndarje e madhe e popullsisë mes dy pretendentëve fitues si Donaldit dhe Ilirit padyshim që pritej të sillte një sërë komentesh. Në media u përfol shumë për një konflikt mes produksionit dhe Donald Veshajt, por pak më parë me anë të një postimi në Instastory, prezantuesja e ‘BBV’ Arbana Osmani ‘i vuri pikat mbi i’ me një deklaratë.