Ajo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit e cila së fundmi ka filluar të publikojë goxha momente nga jeta private me fëmijët dhe partnerin Eduart Grishaj.
Së fundmi, ata kanë vendosur të arratisen këtë fundjavë në veri të Shqipërisë për të shijuar natyrën e egër dhe të bukur që ofron vendi ynë. Ka qenë Arbana ajo e cila na ka servirur disa pamje fantastike nga dhoma ku po qëndrojnë ata ndërkohë që nuk ngurron të shfaqë partnerin teksa rregullon pajisjen e zgarës.
Sakaq, moderatorja komplimenton publikisht Eduartin për punën e mirë që po bën duke jua bërë pushimet edhe më të thjeshta e komode.
“A e do futbollist, a e do kuzhinier, a e do usta, ja arriti ta rregullojë.”
Megjithatë, edhe Eduarti e la disi pas modestinë duke ia kthyer me humor;
“Si është ajo shprehja, me ken shkodran tana i ban?”
Sigurisht, këto momente kaq të bukura mes tyre nuk kanë lënë pa u vënë re nga fansat që i përgëzojnë vazhdimisht për mënyrën se si ata sillen në raport me njëri-tjetrin e jo vetëm.