Celebrities Gossip

Arbana emocionon në “Dua të të bëj të Lumtur” por dikush fokusohet tek veshja “e papërshtatshme”

Ishte një e shtunë plot emocion ajo e “Dua të të bëj të Lumtur’, mbrëmjen e kaluar! Arbana prezantoi disa histori të bukura e disa më të trishta e sigurisht nuk munguan personazhe VIP si; Ermal Mamaqi, Amarda Toska apo Tea e “Për’puthen”.

Pjesë nga emisioni apo foto të moderatores së fashme postohen në kohë reale dhe në rrjetet sociale aty ku Arbana bëri një ndalesë për t’iu përgjigjur një fansi që komentoi mbi fustanin e saj.

Personi në fjalë i bëri një koment të gjatë duke i thënë se këtë herë nuk duket bukur. Fustani është i papërshtashëm për një format të tillë televiziv madje dhe ‘prime time’. Ai shtoi se ky fustan që sipas tij kushton vetëm 20 euro vishet nga vajzat për të dalë e për të bërë blerje në marketin më të afërt!

Një koment i tillë ngjalli mjaft debate mes fansave të Arbanës por ajo vetë nuk u shqetësua dhe aq. Moderatorja e Top Channel bëri replikat e saj duke theksuar së këtë fustan e ka veshur vjet gjatë kohës kur ishte në pritje të ëmbël, mund ta veshë edhe në market por edhe në “Dua të të bëj të Lumtur’ ku fokusi i programit janë historitë dhe jo veshjet!