Marrëdhënia mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është komentuar vazhdimisht në media si një lidhje që nuk është pranuar nga prindërit e këtij të fundit. Kujtojmë se vëllai i tij, Rinori ka ardhur më herët në shtëpinë e “BBV” si një surprizë për Meritonin.
Asokohe u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën. Ai që ka shtuar më shumë aludimet, ishte babait i Meritonit, i cili i ftuar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.
Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”. Dhe ashtu ka ndodhur pasi motra e Meritonit mesa duket ka dhënë konfirmin e saj për këtë romancë të bukur mes dyshes, duke e ndjekur Ilnisën në rrjetin social Instagram.