Tech

Apple zbulon datën e prezantimit të kufjeve Beats Solo Buds!

Apple ka zbuluar kufjet Beats Solo Buds në prill, por nuk arriti të ofrojë një datë të prezantimit. Së fundmi gjiganti me bazë në Cupertino ka njoftuar se Beats Solo Buds do të prezantohen më 20 qershor. Bëhet e ditur se kufjet mund t’i porosisni duke filluar nga 18 qershori për 79,99 dollarë.

Ato do të jenë të disponueshme në katër ngjyra; të zezë, të hirtë, vjollcë dhe të kuqe transparente. Vlen të përmendet se Beats Solo Buds vijnë me një çip të personalizuar dhe me funksionalitetin “Find my Device”. Sa i përket karikimit, së bashku me kufjet vjen edhe një kabllo USB-C që na tregon se ato karikohen në mënyrë tradicionale.

Apple dëshiron të zvogëlojë nevojën për kufje ndaj po teston mundësinë e krijimit të një lloj altoparlanti mobile. Apple është aktualisht në fazën e kërkimit dhe ajo që dëshiron të krijojë është një altoparlant, që do të përdorte teknologjinë e drejtimit të audios në mënyrë që përdoruesi të mund ta dëgjojë qartë tingullin, por askush tjetër nuk mund ta dëgjojë.

Apple e quajti këtë patentë një “pajisje mobile me tingull drejtimi” dhe ngjan me skenat e filmit Star Trek. Pajisja do të përdorte valë zanore të drejtuara në mënyrë që vetëm përdoruesi të dëgjonte tingullin, që do të thotë se pajisja do të duhej të ishte e vendosur në trup sipas ilustrimeve të Apple dhe ka shumë të ngjarë të ngjitet në veshje.

Ndërkaq, edhe pse Apple ka plane për pajisje me ekrane të përkulshme, prezantimi i tyre nuk duhet pritur për disa vite, madje edhe kur të shfaqen, pyetja është se cila pajisje do të jetë. Më herët u përmend se Apple po planifikon një iPad apo edhe një Mac me ekran fleksibël, por do të zbulohet se cilat janë planet e tyre në të vërtetë, sepse nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Megjithatë, së fundmi u shfaqën informacione për një patentë të paraqitur nga Apple, e cila i referohet ekraneve fleksibël dhe sipas kësaj, “molla” mund të prezantojë një pajisje me “ekran fleksibël vetë-shërues”. Në ekrane të tilla, gërvishtjet e tjera të vogla duhet të “riparohen” vetë, pa qenë nevoja ta merrni pajisjen për riparim.