Apple premtoi dy vjet përdorim falas të funksionit të satelitit, “Emergency SOS” kur prezantoi serinë iPhone 14, por tani e ka zgjatur atë periudhë në një vit tjetër. Siç e dini, funksioni Emergjenca SOS përdoret për të kontaktuar shërbimet e urgjencës nga vende që nuk mbulohen nga rrjeti celular.
Apple njoftoi se periudha pa pagesë e përdorimit të veçorisë për përdoruesit e iPhone 14 që kanë aktivizuar pajisjet e tyre në vendet që mbështesin Emergjencën SOS përmes satelitit përpara datës 15 nëntor të vitit 2023, do të zgjatet edhe për një vit shtesë. Funksioni është aktualisht i disponueshëm në Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali, Spanjë, Zvicër, MB, SHBA dhe Zelandën e Re. Nuk ka ende asnjë informacion mbi koston e funksionit pas përfundimit të periudhës falas.
Ndërkaq, Apple do të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur pretendimet e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së se kompania favorizonte në mënyrë të paligjshme punëtorët emigrantë në vend të qytetarëve amerikanë dhe mbajtësve të kartave jeshile për punë të caktuara. Departamenti i Drejtësisë tha se Apple nuk rekrutonte qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm për punë që ishin të pranueshme për një program federal që lejon punëdhënësit të sponsorizojnë emigrantët për kartat jeshile, në kundërshtim me një ligj federal që ndalon diskriminimin në bazë të shtetësisë.
Rikujtojmë, se Apple humbi një përpjekje për të bllokuar një padi masive në Londër me vlerë deri në 2 miliardë dollarë, i cili akuzon gjigantin e teknologjisë për fshehjen e baterive me defekt në miliona pajisje të iPhone-it. Padia u ngrit nga përfaqësuesi i konsumatorëve Justin Gutman në emër të rreth 24 milionë përdoruesve të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar. Gutmann po kërkon dëmshpërblim nga Apple në emër të tyre deri në 1.9 miliard dollarë plus interes.