Tech

Apple rrëzon nga froni Samsung!

Për herë të parë në 12 vite, Apple ka rrëzuar Samsungun nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartfonëve. Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti Apple kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën.

Më tej renditej, Samsung, Xiaomi, OPPO dhe Transsion pas për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas. International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë smartfonë u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.

Kjo është shifra më e ulët e shitur në një dekadë, ndërkohë që shumë konsumatorë po përballen me sfidat ekonomike dhe normat e larta të interesit. Referuar parashikimeve të ekspertëve, tregu do të rimëkëmbet këtë vit. Rikujtojmë, se kufjet e shumëpritura të Apple “Vision Pro” do të dalin në shitje në SHBA duke filluar nga 2 shkurti. Porositë për kufjet me teknologji të avancuar do të fillojnë më 19 janar.

Siç raportohet, pajisjet do të jenë të disponueshme për t’u blerë në të gjitha pikat e Apple në SHBA, si dhe përmes dyqanit online të kompanisë. Kufjet Apple Vision Pro u prezantuan në qershor të vitit të kaluar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2023. Pajisjet kanë teknologji të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR) dhe funksionojnë me sistemin operativ visionOS.