Tech

Apple po përpiqet të ndalojë rënien e shitjeve me modelin e ri të iPhone!

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe telefonëve të rinj, pritjes i erdhi fundi. Kompania e njohur Apple ka hedhur në treg iPhone 16, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij. Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma.

Telefoni do të shfaqet për herë të parë në Cupertino të Kalifornisë, në një sallë që mban emrin e një prej themeluesve të kompanisë, Steve Jobs, i cili në vitin 2007 i prezantoi botës iPhone-in e parë. Që atëherë, Apple ka shitur miliarda telefona, duke gjeneruar të ardhura prej rreth 3 trilion dollarë. Megjithatë, gjatë dekadës së fundit, ka pasur kryesisht përmirësime të vogla nga një model në tjetrin, një faktor që ka bërë që njerëzit të “nguten” në blerjen e një telefoni të ri dhe kjo ka sjellë rënien e fundit të shitjeve të këtij produkti.

iPhone 16 po gjeneron më shumë interes sepse është modeli i parë i ndërtuar posaçërisht për të punuar me inteligjencën artificiale (AI), një teknologji që pritet të ndezë revolucionin më të madh në industri që kur Jobs hodhi Apple në tregun e smartfonëve 17 vjet më parë. Që nga qershori, konkurrentët si Samsung dhe Google kanë bërë edhe më shumë përparime në inteligjencën artificiale. Google madje ndërmori hapin e pazakontë për të prezantuar telefonat e tij më të fundit muajin e kaluar në vend që t’i përmbahej orarit tradicional të tetorit, në një përpjekje për të parandaluar Apple që ta bëjë këtë fillimisht duke lëshuar iPhone 16.

Në përpjekje për t’u dalluar në risitë në fushën e inteligjencës artificiale, teknologjia që do të ndërtohet në iPhone-in e ri do të quhet Apple Intelligence, ndërsa Google dhe Samsung paralajmëruan projekte të ngjashme në janar të këtij viti. Investitorët parashikojnë kërkesë të fortë për iPhone 16, e cila ka nxitur një rritje të shitjeve dhe një rritje prej 13% të çmimit të aksioneve të Apple që kur kompania njoftoi strategjinë e saj të AI në qershor.