Apple do të lançojë më shumë karaktere emoji pas lançimit të versionit të përditësuar të softuerit iOS 17.4. Me këtë version do të vijnë së paku gjashtë emoji të cilat janë mjaft interesante. Versioni softuerik, iOS 17.4 është aktualisht në testimin beta.
Apple pritet ta lançojë atë në fillim të muajit marsi. Karakteret e reja emoji janë gjithashtu të disponueshme në verionin beta në macOS 14.4 në Mac, watchOS 10.4 për Apple Watch dhe iPadOS 17.4 për iPad. iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple.
Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.
Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages, dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.
Për herë të parë në 12 vite, Apple ka rrëzuar Samsungun nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartfonëve. Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti Apple kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën. Më tej renditej, Samsung, Xiaomi, OPPO dhe Transsion pas për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas. International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë smartfonë u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.