Tech

Apple në proces e sipër për ekrane që do të riparohen vetë!

Edhe pse Apple ka plane për pajisje me ekrane të përkulshme, prezantimi i tyre nuk duhet pritur për disa vite, madje edhe kur të shfaqen, pyetja është se cila pajisje do të jetë. Më herët u përmend se Apple po planifikon një iPad apo edhe një Mac me ekran fleksibël, por do të zbulohet se cilat janë planet e tyre në të vërtetë, sepse nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Megjithatë, së fundmi u shfaqën informacione për një patentë të paraqitur nga Apple, e cila i referohet ekraneve fleksibël dhe sipas kësaj, “molla” mund të prezantojë një pajisje me “ekran fleksibël vetë-shërues”. Në ekrane të tilla, gërvishtjet e tjera të vogla duhet të “riparohen” vetë, pa qenë nevoja ta merrni pajisjen për riparim.

Vetë patenta nuk i referohet ndonjë pajisjeje specifike, por thekson se si ekrane të tillë mund të përdoren në telefona, tableta, kompjuterë dhe monitorë. Ky material mund të mbulojë vetëm pjesën ku përkulet ekrani ose të gjithë ekranin. Është interesante se ekrani mund të riparohet pa pasur nevojë për ndonjë veprim të përdoruesit apo ndërhyrje të jashtme.

Gjithashtu, përdoruesit mund të paracaktojnë rendin në të cilin do të riparohet ekrani. Vetë aplikimi për patentë nuk do të thotë që kompania do të prezantojë në të vërtetë një material të tillë, domethënë pajisje në të cilat ekranet do të mund të rinovohen. Ekziston mundësia që një ditë në të ardhmen të kemi në dispozicion pajisje për të cilat nuk do të shqetësohemi nëse ekrani dëmtohet.

Ndërkaq, përdoruesit në rrjetin social X pretendojnë se smartfoni i ardhshëm i Apple, iPhone 4 SE do të jetë pak më i shtrenjtë se paraardhësi i tij. Modeli i mëparshëm i përballueshëm i iPhone kushtonte të paktën 429 dollarë, por pasardhësi i tij do të jetë më i shtrenjtë. Megjithatë, pritet që çmimi të mbetet nën 500 dollarë. Sipas informacioneve të disponueshme, por jozyrtare, çmimi i iPhone SE 4 në SHBA do të jetë 10% më i lartë dhe do të rritet në afërsi të 470 dollarëve.