Apple thuhet se po teston një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak. Bëhet e ditur se aplikacioni është krijuar për të ndihmuar ata me diabet të zgjedhin ushqime më të shëndetshme dhe të angazhohen në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Ndërkohë që kompania po punon në zhvillimin e aplikacionit, mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka plane ta lëshojë atë publikisht të paktën jo për momentin.
Gjiganti teknologjik thuhet se prej kohësh ka punuar në një sensor që do t’i mundësonte një përdoruesi të Apple të marrë leximin e glukozës në gjak pa pasur nevojë të marrë mostër gjaku. Dhe nëse kjo veçori do të arrijë në Apple, diabetikët nuk do të duhet të përballen më me shpenzimet dhe dhimbjen e përdorimit të testit aktual invaziv. Rritja e sheqerit në gjak (hiperglicemia) mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, është e rëndësishme të mbani nivelet e sheqerit brenda kufijve normalë.
Ruajtja e nivelit të duhur të sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të funksionuar si duhet qelizat e gjakut. Ruajtja e ekuilibrit është më i ndërlikuar sesa anashkalimi i karbohidrateve të rafinuara dhe ushqimeve të tjera të përpunuara. Bëhet fjalë për zgjedhjen e lëndëve ushqyese dhe suplementeve të duhura në mënyrë që të shmangni uljet dhe ngritjet. Mjekja e njohur Jennifer Stagg, shprehet se:
Të gjithë e dinë se niveli i lartë i sheqerit në gjak çon në diabet, por përpara se të vendoset kjo diagnozë, shpesh njerëzit mund të përjetojnë mosfunksionim të glukozës ku luhaten midis nivelit të lartë dhe të ulët të sheqerit në gjak dhe mund të ndiheni të dobët fizikisht. Qëllimi është të arrihet një nivel i balancuar i glukozës në gjak. Rritjet e sheqerit në gjak dhe nga ana tjetër, insulinës, çojnë në inflamacion, i cili ndikon në çdo sistem të trupit.