Tech

Apple lëshon paralajmërimin serioz për 1.46 miliardë përdoruesit e iPhone!

Apple, duke reklamuar shfletuesin e saj Safari, ka ngritur një problem shqetësues për të gjithë ata që përdorin Google Chrome, përfshirë këtu edhe 1.46 miliardë përdoruesit e iPhone. Gjiganti i teknologji ka zënë billboard-e në të gjithë botën për të promovuar Safarin, duke iu referuar si një aplikacion që “është në fakt vërtet privat.”

Edhe pse në reklamë nuk përmendej specifikisht Google Chrome, ky i fundit është shfletuesi më i shkarkuar ndonjëherë për smartfonët, duke ia kaluar Safarit me mbi 2 milionë. Teksa reklama është një goditje e qartë për Google, kompania ka deklaruar më herët gjatë këtij viti se mbledh të dhëna nga kushdo që përdor Chrome.

Reklama është parë në qytete si San Francisco, Londër, Paris dhe në vende të largëta si Singapori apo Australia. Tërthorazi, kjo reklamë e Apple paralajmëron njerëzit që të mos përdorin Google, e cila është përballur me reagime dhe debate të përsëritura lidhur me mënyrën sesi i ruajnë informacionet e vjela nga përdoruesit e saj.

Ndërkaq, nuk jeni të detyruar të përdorni Google Chrome ose Samsung Internet vetëm sepse është shfletuesi i parazgjedhur në pajisjen tuaj Android. Mund ta ndryshoni në shfletuesin tuaj të preferuar të palëve të treta brenda disa sekondash. Përpara se të vazhdoni, duhet të keni të instaluar të paktën dy shfletues në telefonin tuaj. Nëse nuk keni ndonjë tjetër përveç atij të paracaktuar, zgjidhni një dhe instaloni atë si çdo aplikacion nga Play Store.

Më pas ndiqni këto hapa në telefonin tuaj Pixel. Hapni aplikacionin Setting dhe prekni Apps. Më pas zgjidhni Default apps dhe prekni Browser app. Tani thjesht zgjidhni shfletuesin tuaj të preferuar të internetit dhe jeni gati. Nëse keni një telefon Samsung, aplikacioni Settings mund të duket ndryshe për shkak të ndërfaqes One UI, por hapat që duhet të ndiqni janë kryesisht të njëjtë.