Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli vendimin për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit. Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj. Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet me 4 vite heqje lirie, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj. Apeli i shpalli dy ish-zyrtarët e lartë fajtorë edhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë, ata kishin marrë pafajësinë.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burg e me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite burg. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, i cili u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa, 1.4 burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte e përbërë me trup gjykues nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi si anëtarë. Vendimi ka lidhje me çështjen e regjistruar me nr. 35 akti, datë 16 Maj 2024, i bazuar mbi ankimin e SPAK-ut.