Aktualitet

Apeli i Posaçëm: 1 vit shërbim prove për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdari!

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur uljen e dënimit ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari, nga gjashtë muaj burg në një vit shërbim prove.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar) shpalli vendimin lidhur me ankimimin e të pandehurit Ardian Hajdari.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi prishjen e vendimit të marrë në janar të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ardian Hajdari me gjashtë muaj burgim.

Por, sipas Kodit Penal, Neni 59, Paragrafi 3 është urdhëruar pezullimi i këtij dënimi me burgim duke e konvertuar në shërbim prove për një periudhë njëvjeçare.

Hajdari u shpall fajtor për fshehje pasurie.

Në një tjetër zhvillim, ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, sot dëshmoi në Prokurinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas daljes nga mjediset e SPAK-ut, Kaçaj tha për gazetarët se ai u thirr si person në dijeni për dosjen e 21 janarit 2011 me 4 të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

U thirrja për çështjen e 21 janarit si person që kam dijeni e nuk ka lidhje me mua. Kam qenë pjesëmarrës i protestës. Tregova për ato që kanë ndodhur në protestë.

Në protestën e 21 janarit 2011 u vranë katër protestues opozitarë ndërsa janë rihapur hetimet.