Aktualitet Politikë

Apeli i GJKKO lë në fuqi 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla!

Gjykata Posçame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës. Ndërkohë, mësohet se në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla do të vuaj dënimin me dy vite.

Vendimi nuk ndryshoi edhe për përsonat e tjerë të përfshirë. Konkretisht për ish nënkryetarën Enkeleda Lleshi që dënimini saj u konvertu në sherbim prove. Lirim më kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për shkelje të barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.