Aktualitet

Apel qytetarëve: Kujdes ndaj mesazheve apo email-eve të dyshimtë!

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes ndaj mesazheve apo email-eve të dyshimta.

AKCESK kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë në linqe të panjohura.

Nisur nga disa tentativa për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e linqeve keqdashëse, AKCESK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve të dyshimta, email-eve, dhe thirrjeve telefonike. Mos klikoni në linqe të panjohura dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre.