Anxhelo Koçi zbulon si u vesh me rroba të përdorura në klipin e tij
Live From Tirana • 16:58 14/01/2021
I ftuar në Live From Tirana ditën e sotme ishte këngëtari i talentuar, Anxhelo Koçi, i njohur për hitin muzikor “Ma Fiancée” që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqiptare menjëherë pas publikimit. Sot folëm për veshje ‘vintage’ për ato ‘second hand’ ose si i quajmë ne më mirë shqip, për rrobat e përdorura dhe ato jo firmë. Duket se çdo ditë e më shumë po ikën trendi i të blerit rroba të markave të famshme e të shtrenjta dhe të gjithë po i rikthehen thjeshtësisë. Kjo vlen edhe për personazhet e famshëm, shumë prej të cilëve kanë pohuar se veshin dhe rroba të përdorura. Edhe Anxhelo nga ana tjetër u shpreh se megjithëse si çdo individ i pëlqen shumë rrobat me firmë, në jetën e përditshme por shpeshherë edhe në ambiente pune, pëlqen të vishet thjeshtë ama të kombinohet bukur. Këngëtari i njohur tha se veshjen e një prej klipeve të tij e ka vendosur në momentin e fundit pa u menduar shumë. Ai nuk u vesh me rroba firmë por me ato që gjeti në garderobën e tij (të përdorura dhe më parë) vendosi t’i kushtonte më tepër rëndësi kombinimit dhe ngjyrave. Ksenja Shoshaj Genta Hodo Wizii Dj
Vanesa Sono sjell këngën “Mëshirë”: “Kam mësuar t’i besoj vetes sime…”
Live From Tirana 00:00 19/11/2024
Elton Tozaj kundër Alba Pollozhanit: “Bëhu reale, nuk është opinion, por prostitucion mediatik!”
Live From Tirana 00:02 16/11/2024
Zbuloni personazhin VIP që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë…
Live From Tirana 00:01 16/11/2024
“Business In”, emisioni më i ri në Top News, çdo të shtunë në 20:00!
Live From Tirana 00:00 16/11/2024
Detergjentët e rrobave apo parfumet, farmcistja zbulon çfarë po na dëmton shëndetin çdo ditë!
Live From Tirana 00:02 15/11/2024
Divorcet e VIP-ave, Klotilda Harka: “Çifti shqiptar që po e mban vëmendjen gjallë nëpërmjet…”
Live From Tirana 00:01 15/11/2024
Gabimet ‘fatale’ që po bëni kur dhuroni lule, Olesia Leço: “Impenjohuni, mos dërgoni…”
Live From Tirana 00:02 14/11/2024