I ftuar në Live From Tirana ditën e sotme ishte këngëtari i talentuar, Anxhelo Koçi, i njohur për hitin muzikor “Ma Fiancée” që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura shqiptare menjëherë pas publikimit.
Sot folëm për veshje ‘vintage’ për ato ‘second hand’ ose si i quajmë ne më mirë shqip, për rrobat e përdorura dhe ato jo firmë. Duket se çdo ditë e më shumë po ikën trendi i të blerit rroba të markave të famshme e të shtrenjta dhe të gjithë po i rikthehen thjeshtësisë. Kjo vlen edhe për personazhet e famshëm, shumë prej të cilëve kanë pohuar se veshin dhe rroba të përdorura.
Edhe Anxhelo nga ana tjetër u shpreh se megjithëse si çdo individ i pëlqen shumë rrobat me firmë, në jetën e përditshme por shpeshherë edhe në ambiente pune, pëlqen të vishet thjeshtë ama të kombinohet bukur. Këngëtari i njohur tha se veshjen e një prej klipeve të tij e ka vendosur në momentin e fundit pa u menduar shumë. Ai nuk u vesh me rroba firmë por me ato që gjeti në garderobën e tij (të përdorura dhe më parë) vendosi t’i kushtonte më tepër rëndësi kombinimit dhe ngjyrave.