Zënka e bujshme e para disa viteve mes dy kushërirave shumë të njohura dhe të përfolura në median rozë Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, nuk ishte diskutuar kurrë prej tyre për të dhënë detaje të mëtejshme apo për të konfirmuar vetë këtë ‘zënkë’. E gjitha nisi kur Beatrix nuk ndiqte më Anxhelinën në rrjetin social Instagram dhe jo vetëm, ajo hoqi të gjithë familjarët, mamanë e Anxhelinës dhe motrën e saj Agnesën. ‘Molla’ e këtij sherri të shumëpërfolur në media u diskutua se ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, make-up artisti i famshëm, Ariel.
Në një intervistë të dhënë për “Prive”, Anxhelina vendosi të thyejë akullin duke folur rreth kësaj zënke. Pas konfirmimit ajo tregoi dhe arsyen që çoi në prishjen e marrëdhënies mes dy kushërirave:
Me Beatrixin ka qenë një zënkë e tipit: pse ma dhe e pse ta dhashë, jepma mua, e pata unë, pa lidhje. Beatrixit i mbetet hatri shumë. Më pati hequr nga followers-at, e pati me mua dhe pastaj hoqi mamin, Agnesën, i hoqi të gjithë. Pastaj dhe unë e mbajta inatin, thoja pse ma ka hequr follow-in. Unë u bëra gati të thoja se nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit se unë Beatrixin e kam si Agnesën, motër. Normal që të mbetet hatri shumë tek dikush që e do sesa tek dikush që nuk të intereson, kështu që më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë “hangër” se nuk ka dashur që Arieli t’i ndihmojë. Unë për të ndihmuar Trixën bëhem copë vetë. Më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë zënë për këto gjëra banale, por nuk është e vërtetë, ka qenë një zënkë, një diçka pa lidhje në shtëpi ashtu por ka qenë hëna më e plotë a nuk e di dhe e ka mbajtur më shumë inatin.
Pas një shkëputje të gjatë në muzikë, Betarixa dhe Anxhelina u rikthyen secila me një këngë të tyren dhe arritën falë votave të publikut të bëhen pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare, ku ju mund të vazhdoni t’i votoni individualisht.