Celebrities Showbiz

Anxhela Peristeri në Eurovizion, Serbia e revoltuar publikon artikullin: “Ajo provokoi me gjeste”

Sonte në Roterdam pritet të mbahet nata e dytë e Festivalit Europian ku gjithashtu do të performojë Shqipëria me përfaqësuese këngëtaren Anxhela Peristeri.

Kjo e fundit ka shkëlqyer në prova është gati ta shkundë skenën me këngën “Karma”. Në intervistat e dhënë së fundmi, këngëtarja shumë e dashur e publikut u shpreh se pavarësisht emocioneve ka vetëbesim se e gjithë performanca do të shkojë shumë mirë dhe vendi ynë do të përfaqësohet denjësisht. Mirëpo, po tabloid serb, nga këto intervista që i paraprijnë spektaklit të madh, vunë re një gjest të Anxhelës që e cilësuan si një ‘provokim të turpshëm’.

Gjatë një daljeje për mediat hollandeze, Anxhela ka bërë me duar gjestin e shqiponjës dykrenare dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak serbëve. Portali “Novosti” shkruan se edhe një herë tjetër Shqipëria i ka provokuar me një gjest të turpshëm para gazetarëve që tregon për Shqipërinë e madhe.

Përveçse e cilësuan si një provokim ata gjithashtu shkruan:

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Serbia shkruan rreth simbolit të shqiponjës dykrenare. Ata gjithashtu kanë publikuar lajme të ndryshme rreth kujtdo artist apo personazh të famshëm që e bën këtë simbol publikisht në media.