Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovizion. Për detaje rreth performancës dhe rrugëtimit të saj atje, ajo foli eksluzivisht për “E Diell”.
Së fundmi, ajo është përfolur shumë prej një interviste të dhënë në një media të huaj në prezantimin e këngëve të shteteve pjesëmarrëse. Pas shumë portaleve dhe ndjekësve që e “tallën” për një gjest në vend të përdorimit të një fjale anglisht, Anxhela u shpreh se:
Si ka mundësi që në 30 minuta intervistë, portalet të fokusohen vetëm tek një detaj që unë s’po e kujtoja për momentin dhe ndaj e bëra me atë shenjë. Ne nuk kemi shkuar në Eurovision për të treguar sa mirë dimë të flasim, por sa mirë dimë të këndojmë edhe pse në fakt flas 5 gjuhë të huaja.
Gjithashtu, Anxhela dha disa detaje më shumë rreth performancës së saj në Eurovizion:
Po e zbuloj këtu sepse nuk kam zbuluar asgjë nga performanca, por do jem vetëm, pa trupë baleti. Veshja do të jetë pjesë e performancës, por nuk po e zbuloj ende edhe pse ka 2 muaj që punohet për të. Ne çdo vit kemi çaluar në performancë, kështu që unë këtë vit kam vendosur t’i jap shumë rëndësi performancës skenike.