Celebrities Music Showbiz

Anxhela Peristeri elektrizon skenën e spektaklit të humorit, “Portokalli”!

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar javën e kaluar, spektakli i humorit “Portokalli”, do të vinte me praninë e artistes së njohur Anxhela Peristeri. Kjo e fundit jo vetëm që performoi me këngën e saj të re duke argëtuar publikun, por erdhi dhe në rolin e aktores duke shkaktuar shumë të qeshura në skenë.

Anxhela prezantoi projektin e saj më të fundit muzikor të publikuar vetëm pak ditë më parë. “Historia” elektrizoi skenën e “Portokalli” me zërin e fuqishëm të Anxhelës dhe me super performancën e saj.

“Historia” është po ashtu një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”. Kjo javë rezultoi mjaft e suksseshme për Anxhelën dhe për këtë projekt.

Përveç se “Historia” u prezantua në “Portokalli” për herë të parë para publikut në skenë, hyri në klasifikim, kjo këngë arriti madje dhe një renditje mjaft të mirë. Ky projekt pozicionohet në vend të dytë këtë javë, shumë pranë fronit që edhe këtë herë e mban Luiz Ejlli me “Më fal”.

Rikujtojmë se, e ftuar në një intervistë me Kozeta Kurtin në “Back to the Beginning” në Top Albania Radio, Anxhela ka rrëfyer më shumë detaje për karrierën e saj, hapat e parë, si dhe vështirësitë që ka hasur. Artistja gjithashtu ka treguar ndër të tjera se largimi nga Shqipëria për në Greqi me qëllimin për të ndërtuar diçka krejt të re sidomos vitin e parë ka qenë shumë e vështirë por më pas gjithçka ndryshoi.