Që prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip që e ktheu atë në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi pas shumë kohësh dhe familjen mbretërore, por këtë herë i vetëm. Por mesa duket ky takim nuk ka shkuar dhe aq mirë, sipas disa burimeve pranë Mbretërisë, pasi Harry ka anuluar një udhëtim për në Londër ku pritej të prezantonte statujën në homazh të nënës së tij. Ky vendim i papritur i Harry-t thuhet të jetë marrë pasi ai ishte ndjerë i shokuar nga ftohtësia e sjelljes së familjes së tij.
Pavarësisht, keqkuptimeve brenda familjes, Harry bëri një deklaratë shumë të ndjerë për gjyshin e tij, Princ Philip:
Në këtë ditë të Tokës, unë reflektoj në brezat e kampionëve të ruajtjes, përfshirë gjyshin tim të ndjerë, dhe ndihem krenar dhe me energji për të vazhduar të bëj pjesën time në këtë trashëgimi. Këtë vit veçanërisht, unë bashkohem me ekipin e pabesueshëm të Parqeve Afrikane dhe komunitetet në të gjithë botën në përkushtimin e përbashkët për mjedisin tonë dhe mirëqenien kolektive.
Këto peisazhe vitale po ndihmojnë në mbrojtjen e bio-diversitetit të Afrikës, duke shërbyer si një themel për një planet të shëndetshëm dhe duke u dhënë përfitime, qindra mijëra njerëzve. Shpresa fillon këtu me vendet që ne po mbrojmë tani për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne.