Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Antoneta Koçi tregon në TAR gjithçka rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”!

E ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Antoneta Koçi. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ku qëndroi katër javë. Si ishte ky muaj qëndrimi në BBV për Antonetën?

Ishin me dinamika të ndryshme, në fillim hyra me një energji shumë të madhe gati për të çliruar Big Brother-in. Unë thashë që do hyjë edhe për të fituar në sensin që unë e marr seriozisht këtë lojë. Unë çdo gjë kur e marr seriozisht e kërkoj atë pikën më të lartë që mund të arrish. Më erdhi ftesa më vonë. Në fakt unë as nuk do e kisha menduar këtë vit që mund të futesha në ‘Big’. Madje shumë veta kur dola më thanë ‘Ti sikur thoje Jo nuk futem’ por që gjërat ndonjëherë rrjedhin çuditshëm edhe unë mendoj që çdo gjë ndodh për një arsye. Duke parë atë si spektakël unë mendoj që edhe vetë nuk do arrija dot të rrija shumë gjatë sepse kur je aty brenda ka disa momente që ti e vendos në pikëpyetje këtë pjesën që sa e rëndësishme është që ta fitosh atë lojë. Për disa njerëz mund të jetë shumë e rëndësishme por për mua në një moment sikur po bëja disa llogari me veten time dhe thashë ndoshta nuk është edhe aq e rëndësishme. 

Çfarë e bëri Antontetën të ndryshonte duke qenë se ajo hyri me një qëllim? Mos ndoshta edhe debatet me Luizin ndikuan?

Jo, nuk ka qenë vetëm ajo gjë. Njerëzit shohin disa orë në ditë BBV ndërkohë që kur ti je aty dita të duket shumë e gjatë dhe pavarësisht dinamikave që mund të ketë pjesa tjetër e ditës ndonjëherë të duket edhe shumë bosh dhe duket sikur nuk di si ta shtysh dhe e dyta është që disa diskutime shkojnë në disa nivele që ti thua a ja vlen ta vazhdoj. Unë në përditshmëri disa gjërave i bëj ‘skip’ kur e shoh që nuk ka më kuptim të diskutosh diçka ndërsa aty e shikoja që ishte shumë e rëndësishme.