Celebrities Gossip Showbiz

Antonela vjen si këngëtare, ka gati projektin muzikor që flet për Atdheun

Edhe një tjetër protagoniste e “Për’puthen” do i hyjë muzikës. E pabesueshme por e vërtetë ama bukuroshja nga Shkodra, Antonela shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor.

Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ajo pak orë më parë ndërkohë që zbuluar pak detaje rreth këngës së parë debutuese. Prurja e saj do të jetë në bashkëpunim me një tjetër ish-konkurrent, Arsimin ndërkohë që kënga do të flasë për raportin e Antonelës me Atdheun.

Shpeshherë, gjatë “Për’puthen”, Antonela ka shprehur dëshirën për t’u bërë këngëtare duke thënë se ky është një pasion i madh i saj. Me siguri ajo do të ‘nxjerrë zbuluar’ Atdheun, djalin të cilin e kërkoi me ngulm nga produksioni që ta rikthenin në spektakël por ai doli për të vazhduar njohjen jashtë me Sarën.