Celebrities Magazine Showbiz

Antonela Berisha trazon studion, jep lajmin në “Top Arena”: “Do të shtohemi…”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Ish-banorja e “Për’puthen” dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Antonela Berisha, ka bërë një deklaratë në “Top Arena” që vuri në dyshime studion. Ajo tha se do të shtohet me një, por pa specifikuar se çfarë. Ka qenë Ed Manushi ai i cili ka këmbëngulur të tregojë më tepër, pasi ajo la të kuptohet se është në pritje të ëmbël.

Por kjo gjë u hodh poshtë sepse Antonela Berisha tha se bëhej fjalë për biznesin e saj. Biseda vijoi si më poshtë:

Antonela Berisha: Manush do të shtohemi plus 1.

Ed Manushi: Si do të shtoheni? Mua më shkoi mendja diku

Antonela Berisha: Po pse more Mansuh mendove direkt atë (qesh). Do shtohemi, do të hapim plus një atelie tjetër.