Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle. Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit. Por, çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?
Një gjë e tillë ka ndodhur me Antonela Berishën dhe dy motrat Istrefi. Teksa ditën e djeshme, Nora dhe Era kanë ndarë me ne ‘look-un’ e tyre për Halloween, teksa janë shfaqur të veshura me ‘body duke pozuar për revistën e PlayBoy’. Mund të themi me plot gojë se dy bukuroshet dukeshin me të vërtetë shumë seksi, por nuk janë të vetmet. Vetëm para pak minutash ka qenë Antonela ajo që ka ndarë ‘look-un’ e saj që duket shumë i ngjashëm me atë të vajzave, ku ndryshon vetëm ngjyra e veshjes së saj e cila është e zezë, pasi Era ka zgjedhur ngjyrën rozë dhe Nora të kuqen. Jo vetëm ‘look-u’, por dhe pozicioni i fotos është tejet i ngjashëm.
E gjithë kjo mund të jetë edhe një rastësi pasi nuk është hera e parë që ndodh në botën e showbiz-it, megjithatë po jua lëmë ju të vendosni nëse është apo jo një imitim.