Celebrities Gossip Showbiz

Antonela Berisha filmohet në Gjykatën e Tiranës pa Marielën! (Video)

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.

Vetëm pak më parë kanë qarkulluar disa pamje të Antonela Berishës teksa pret në hollin e Gjykatës nisjen e gjyqit për çështjen e sulmit fizik ndaj Klea Prengës. Kujtojmë se ditën e djeshme pas vetëdorëzimit dhe mbarimit të procedurave, Mariela ka kaluar natën në bllokun e sigurisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)