Mbrëmja e djeshme në ‘Për’puthen’ pati shumë debate duke kaluar edhe në ofendime. Këtë herë pati një përballje mes Antonelës dhe Atdheut.
Antonela u shpreh se Atdheu ja ka vjedhur puthjen në makinë dhe i kërkoi që të mos gënjente. Madje ajo bëri dhe deklaratën e bujshme duke u shprehur se Atdheu i ka kërkuar më shumë se veç puthjes. Por një tjetër akuzë që mbeti pa u vënë re, ishte momenti kur Antonela i thotë Atdheut ‘të vdektë familja’.
Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova, tha Antonela.
Ndërkohë që ajo fliste Atdheu qeshte dhe e kundërshtoi duke e quajtur konkurrenten aktore.
O Atdhe zhgarravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi, -tha Antonela më pas.
Gjithashtu, Atdheu tha se nuk i duronte dot më skenarët e saj dhe betohet për familjen e tij:
Bora, më vedektë familje po qe e vërtetë…
Ndërsa Antoneta e revoltuar ia kthen:
Të vdektë familja pra edhe unë po bëj shpirtin e babës që është në vorr…
Atdheu: Ik te Teatri Kombëtar se kanë nevojë për aktore…