Aktualitet Bota

Anti-protesta në Angli! Tubime pro-emigrantëve, fitohet beteja e parë në luftën me ekstremistët e djathtë

Provë e asaj se situata e tensionuar dhe anarkia ende janë një rrezik potencial, është fakti se kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka thirrur një tjetër mbledhje të Komitetit të Emergjencave Cobra, për tu përballur me protestat e dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë kundër emigracionit.

Kjo pavarësisht se e mërkura ishte një dite shume me e mire dhe me qetë përgjithësisht me grumbullime sporadike të këtyre grupeve të dhunshme.

Ndërkohë që mijëra britanik ne një shenjë që është interpretuar si përballje mes të mirës dhe të keqes, kanë protestuar në Londër dhe gjetkë kundër anarkisë dhe racizmit dhe kanë mbështetur emigrantët e ardhur në Britani.

Sakaq, pjesë e këtij suksesi është edhe efektiviteti i forcave te përforcuara të policisë dhe ndjekjet penale pro-aktive ndaj shume pjesëmarrësve të dhunshëm dhe arrestimet e shumta ne orët e para të së enjtes neper qytete në mbarë Britaninë.

Policia ka publikuar edhe foto të shumta të pjesëmarrësve në protestat e grupimeve te ekstremit te djathte, ne median vendase për i identifikimin e pogromistëve dhe huliganëve që kanë ushtruar dhune ndaj Policisë dhe plaçkitur bizneset dhe dyqanet  gjatë këtyre protestave.

Pavarësisht qetësimit të përkohshëm të situatës dhe punës së forcave policore, është ende herët të thuhet nëse kryeministri i ri laburist britanik e ka fituar betejën dhe sfidën e parë politike dhe atë të sigurisë, edhe pse Britania ndjehu lehtësim pa pamje ndërtesash në flakë dhe dyqane të plaçkitura, por në vend të tyre solidaritet komunitar dhe protesta paqësore.

Kjo pasi të dhënat inteligjente flasin për organizime dhe protesta te reja nga esktremistët e djathtë për çështjet e emigracionit dhe atyre që ndihmojë ligjërisht azilkërkuesit e ardhur. Gjithsesi për momentin plani i Sir Keir Starmer duket se po funksionon, përmes arrestimeve të shpejta, ndjekjeve penale të menjëhershme dhe kërcënimit për akuza për vepra penale të lidhura me terrorizmin qe parashkojnë dënime shume të rënda me burg.

Edhe pse kryeministri ka përvojë nga koha e trazirave të Londrës në 2011, si ish-kryeprokuror i Britanisë, qeveria e tij është e kthjellët në të kuptuarit se Britania ende nuk ka dalë nga situate kritike e anarksisë së ekstemistëve të djathtë.