Një studim nga Universiteti McGrill në Kanada tregon se seksi forcon hipokampusin e grave, regjion i trurit që ndërlidhet me kujtesën. Seksi mund të bëjë që gratë të kenë kujtesë më të mirë. Edhe pse këto zbulime duhet diskutuar, ato të paktën ofrojnë motivim shkencor për të kaluar më shumë kohë ‘nën çarçafë’. Në bazë të rezultateve të këtij studimi, marrëdhëniet seksuale stimulojnë regjionin hipokampal të trurit të grave.
Vlen të përmendet se aktivitete tjera e stimulojnë hipokampusin, siç është vrapimi, joga etj. Por, padyshim që seksi është mënyra më atraktive për ta stimuluar këtë regjion, e veçanërisht kur seksi njihet edhe për zvogëlimin e stresit, depresionit, etj. Po ashtu, hulumtuesit zviceranë kanë publikuar rezultatet e skanerit të trurit, të cilët tregojnë se stimulimi i klitorisit, ngacmimi i vaginës dhe qafës së mitrës veprojnë mbi pjesët krejtësisht të ndryshme të trurit.
Për të përjetuar kënaqësinë e plotë seksuale duhet të jenë të stimuluara pjesë të ndryshme të trupit. Rikujtojmë, se një studim në Universitetin e Coventry në Angli kishte qëllim të zbulonte nëse aktiviteti seksual pas të 50-ave mund të ndihmojë në përmirësimin e qartësisë mendore. Në studim morën pjesë 6.800 meshkuj dhe gra, nga 50 deri në 80 vjeç. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me frekuencën e seksit dhe gjithashtu iu nënshtruan një testimi aftësish matematikore dhe gjuhësore.
Performanca e meshkujve në testet me numra provoi se kujtesa ishte e lidhur direkt me frekuencën e seksit. Ndërkaq, ilaçet kundër depresionit ndikojnë në dëshirën për marrëdhënie intime. Ekspertja e marrëdhënieve intime Edwina Caito ka zbuluar disa mënyra të cilat do të ndihmojnë të ktheni interesin për seks teksa jeni duke marrë ilaçe kundër depreisonit. Humbja e interesit për seks, eksitimi i ngadalshëm dhe pamundësia e arritjes së orgazmës janë efekte anësore të zakonshme të marrjes së ilaçeve kundër depresionit.