Një grua u pa teksa udhëtonte me “valixhen e saj të motorizuar” në një rrugë kryesore në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok. Ajo, siç thuhet në përshkrimin e videos ishte duke u nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar Don Mueang.
Madje, nga dëshmitarët që filmuan videon, supozohet se ajo shikonte rrugën në Google Maps në telefonin e saj. Kjo shkaktoi gjykime tek përdoruesit e rrjetit, ku shumica e tyre komentuan se një veprim i tillë është i papranueshëm. Kjo për faktin se, siç kanë vlerësuar disa, tregon një nivel të ulët përgjegjësie dhe mund të jetë i rrezikshëm për drejtuesit e tjerë.
DON MUEANG – A woman was spotted travelling on her ride-on suitcase on a main road, heading to Don Mueang International Airport, and supposedly viewing the route on Google Maps on her phone. This sparked judgments among netizens, where the majority of them commented that such an… pic.twitter.com/qYuvZvbGLs
— Bangkok Post (@BangkokPostNews) August 23, 2024
Megjithatë, të ngasësh një valixhe me motor në një rrugë publike është kundër ligjit, tha Divizioni i Policisë Rrugore të Tajlandës. Videoja në fjalë u bë shpejt virale, me përdoruesit e rrjetit që kritikuan mungesën e shqetësimit të saj për sigurinë ndërsa ishte në një rrugë publike. Të tjerë pyesnin pse punonjësit e policisë nuk e kishin ndalur aktivitetin që mund të kishte shkaktuar lehtësisht një aksident. Policia tha se sipas Ligjit për Mjetet dhe Qarkullimit Rrugor, valixhja nuk konsiderohet mjet. Nuk mund të regjistrohet si një o tillë dhe të përdoret ligjërisht në rrugët publike.