Anisa ka përfunduar studimet e larta për Financë në Fakultetin Ekonomik, UT, dhe prej 10 vitesh punon si ekonomiste.
Pasioni i saj është të shkruajë dhe të përdorë dhuntinë e të bërit humor për t’i bërë njerëzit të qeshin por edhe të reflektojnë. Pasionet dhe dhuntitë i vë prej vitesh në shërbim edhe tek “Qendra e e Krishterë Shqiptare”, Kisha ku është anëtare dhe ushtron besimin e saj. Arma e saj më e fortë është batuta.
Ajo u prezantua në radio me “Merre Me Lëng Show”, emisionin që bashkoi treshen më humoristike të Instagram-it, Anisa Kushta, Aleks Seitaj dhe Nilsa Hysi.