Aktualitet

Anija me mbetje, prokuroria urdhëron sekuestron e 102 kontejnerëve!

Prokuroria e Durrësit nisi procedurat e sekuestrimit të 102 kontejnerëve të anijes Moliva që ka sjellë mbrapsht 2100 tonelata me mbetje industriale e që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme. Në Durrës, mjeti lundrues mbërriti rreth orës 07:30 dhe ende nuk është planifikuar se kur do hyjë në portin më të madh detar të vendit tonë.

Në shkresën e Prokurorisë Durrës të firmosur thuhet:

Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Për kryerjen e këtij veprimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria Durrës, Autoriteti Portual Durrës, Dega e Doganës Durrës, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit e oficerë të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë së Hetimit Doganor. Gjatë ekzekutimit të vendimit të përshkruhen në mënyrë të detajuar karakteristikat e numrat e kontenierëve, si dhe të dhënat mbi kodin e sigurisë dhe gjendjen e plumceve të secilit kontenier, pa proceduar me hapjen e tyre.

Vendimi: 

Në Durrës sot më datë 27.10.2024, Ne, Suela Beluli dhe Mediana Meta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pasi studiova fashikullin e procedimit penal Nr.1596 viti 2024,

KONSTATOVA:

Se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 1596 viti 2024, për veprat penale të parashikuara nga nenet 171, 201/b dhe 248 të K.Penal. Në funksion të këtij procedimi është e nevojshme të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse 102 kontenierë, të cilët janë duke u transportuar në Shqipëri me anijen MOLIVA XA443A dhe që sipas informacioneve të Drejtorisë së Hetimit Doganor janë kontenierët të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 datë 04.07.2024 me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo.

Për këto arsye, bazuar ne nenet 187, 188, 189, 208 dhe 304 të K.Pr.Penale,

VENDOSA:

1. Sekuestrimin në cilësinë e provës materialeve të 102 kontenierëve të cilët janë duke u transportuar me anijen MOLIVA XA443A me numrat si vijon:

1. MSMU1569390

2. FCIU4505829

3. TGCU0146397

4. TGHU1577777

5. GLDU5205489

6. GLDU5309800

7. MEDU3834503

8. GLDU2240613

9. SEGU2777771

10. MSDU2122728

11. HPCU2528950

12. XINU1157459

13. MEDU1962700

14. MSMU1334267

15. SEGU3665924

16. MEDU2957870

17. MSDU1748635

18. MSMU2254166

19. FCIU6444980

20. MSDU2239993

21. MSNU 3164564

22. TCLU2975734

23. MEDU6450420

24. MEDU6981920

25. CRXU3222340

26. TCKU2198447

27. TCLU7634427

28. GESU3666675

29. GESU1434829

30. MSMU3513451

31. FCIU6433498

32. MSMU1467444

33. MEDU6718596

34. TGBU2666434

35. MEDU6775003

36. MSMU1593530

37. DFSU2909804

38. MSDU1633894

39. CXDU1856712

40. TEMU2062270

41. MSDU1344443

42. MSMU1819801

43. FCIU2950907

44. FSCU7784011

45. TCKU1490639

46. MEDU5814403

47. MEDU2151837

48. CAIU6718065

49. MSCU3490588

50. FCIU3389658

51. TCLU3110740

52. MEDU2604023

53. MSMU1412483

54. TEMU1724752

55. MEDU6073964

56 CAXU6306368

57. MSNU3312276

58 HPCU2364162

59. IRNU2024514

60. TEMU1733712

61. MEDU3635517

62. MSDU2347405

63. TRHU2817391

64. TTNU1213740

65. CAAU2119600

66. TCLU2070880

67. MEDU6514421

68. CAIU61568

69. MSNU2269909

70. MSNU1395440

71 TGBU2703728

72. TRLU8949475

73 TRLU9100013

74. HPCU2292817

75 FCIU6275880

76. MSMU2055565

77 MSDU1635238

78. GESU2346240

79 MEDU5488288

80. MSMU1591326

81 TTNU2198803

82. HPCU2541761

83. DFSU2773240

84. HPCU2538011

85. MSNU3180966

86. TRHU1554264

87. GLDU2960193

88. MSMU1658142

89. MSDU2593815

90. MSMU1021529

91. MEDU6037524

92. MSDU1474616

93. MEDU3578593

94. TCKU1822116

95. TTNU1206400

96. MEDU6505749

97. GLDU9452240

98. CAIU3267965

99. FCIU3493507

100.MSMU1918698

101.GLDU5203906

102.MSNU3189177

2. Për kryerjen e këtij veprimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria Durrës, Autoriteti Portual Durrës, Dega e Doganës Durrës, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit dhe oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë së Hetimit Doganor.

3. Gjatë ekzekutimit të vendimit të përshkruhen në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe numrat e kontenierëve si dhe të dhënat mbi kodin e sigurisë dhe gjendjen e plumceve të secilit kontenier, pa proceduar me hapjen e kontenierëve.

4. Të mbahet proceverbali i sekuestrimit të sendeve,I cili të nënshkruhet nga të gjithë pjesmarrësit në këtë veprim.

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.

Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.