Anija kozmike Starliner e Boeing, ka përfunduar udhëtimin e saj të kthimit në Tokë, por astronautët që supozohej të mbante, mbeten pas në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Anija bosh udhëtoi në mënyrë autonome pasi u shkarkua nga laboratori orbital. Kapsula, e cila pësoi probleme teknike pasi u nis me Butch Wilmore të Nasa-s dhe Suni Williams në bord, u konsiderua shumë e rrezikshme për t’i çuar astronautët në shtëpi.
Në vend të kësaj, ata do të kthehen me një “SpaceX Crew Dragon”, por jo deri në shkurt, duke zgjatur një qëndrim tetë-ditor në ISS në disa muaj.
Pas kthimit të Starliner, një zëdhënës i NASA-s tha se ishte i kënaqur me uljen e suksesshme, por dëshironte që të kishte shkuar siç ishte planifikuar fillimisht.
Fluturimi i kthimit zgjati gjashtë orë. Pasi u rihyri në atmosferën e Tokës, parashutat u përdorën për të ngadalësuar zbritjen e saj në Portin Hapësinor White Sands në New Mexico të shtunën.
Nasa tha më herët se Butch dhe Suni ishin në gjendje të mirë dhe në kontakt të rregullt me familjet e tyre. Steve Stich, menaxheri i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, tha se të dy astronautët ishin të pasionuar pas punës së tyre.
“Ata e kuptojnë tani rëndësinë e lëvizjes përpara dhe kthimit të sigurt të mjetit”, tha ai.
Ky ishte fluturimi i parë provë për anijen Starliner të Boeing me astronautë në bord, por ajo u rrënua me probleme menjëherë pasi shpërtheu nga Kepi Canaveral në Florida më 5 qershor.
Kapsula përjetoi rrjedhje heliumi, i cili shtyn karburantin në sistemin e shtytjes dhe disa nga shtytësit e saj nuk funksionuan siç duhet.
Inxhinierët në Boeing dhe Nasa kaluan muaj duke u përpjekur për të kuptuar këto çështje teknike, por në fund të gushtit agjencia hapësinore amerikane vendosi që Starliner nuk ishte mjaftueshëm i sigurt për të sjellë astronautët në shtëpi.