Celebrities Film & Tv Showbiz

Angelina Jolie rrëfen mosmarrëveshjet që kishte me Brad Pitt kur ai punonte me Harvey Weinstein!

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë pasur shumë mosmarrëveshje për shkak të punës së Brad me regjisorin Harvey Weinstein edhe pasi kishte dëgjuar mbi historitë e ngacmimeve seksuale të regjisorit. 46-vjeçarja ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga regjisori famëkeq gjatë xhirimeve të një filmi të prodhuar nga Weinstein në vitin 1998, “Playing by Heart”, në të cilin ajo luajti rolin kur ishte në moshën 21 vjeçe. Rrëfimin ajo e bëri në një intervistë të sajën të fundit.

Ju mendoni se ai u përpoq, por nuk e bëri, apo jo? E vërteta është se tentativa dhe përjetimi i asaj tentative kanë të njëjtin përfundim, do të thotë sulm. Ishte përtej një tentative seksuale nga ana e tij, prej të cilit duhej të shpëtoja.

Ajo thotë se kishte folur për incidentin edhe me ish-burrin e saj Jonny Lee Miller, me të cilin luajti në filmin “Hackers” në vitin 1995.

Unë qëndrova larg pas asaj ngjarje dhe i paralajmërova të tjerët. Mbaj mend që i thashë Jonny -t, burrit tim të parë i cili ishte një njeri i mrekullueshëm, ai i përhapi fjalët tek personat e tjerë duke iu thënë: “Mos i lini vajzat vetëm me të”.

Megjithatë, me Brad Pitt aktorja duket se nuk mori mbështetjen e duhur. Angelina ka treguar se u grind me Brad kur ai luajti në filmin e Quentin Tarantino në vitin 2009, i cili ishte bashkëprodhuar nga kompania e Weinstein. Pitt dhe Tarantino u bashkuan përsëri një dekadë më vonë për filmin “Once Upon a Time in Hollywood” të vitit 2019, megjithëse vetë Weinstein nuk ishte i përfshirë direkt. Ajo tha se Pitt gjithashtu i kërkoi Weinstein-it për të prodhuar filmin e vitit 2012, “Killing Them Softly”.

Më kërkuan të luaja “The Aviator”, por unë nuk pranova sepse Weinstein ishte i përfshirë. Unë kurrë nuk u shoqërova ose punova më me të përsëri. Ishte shumë e vështirë për mua kur Brad vazhdoi të bashkëpunonte me të. Kemi bërë luftë së bashku për këtë për këtë dhe sigurisht që dhemb.

Ndërkohë, Brad Pitt aktualisht është duke prodhuar një film të bazuar në intervistat e personazheve të famshëm të botës së Hollywood-it në “New York Times”, për rastin e Weinstein. Nga ana e tij, Weinstein ka mohuar se ka tentuar diçka me Angelina Jolie, ndërsa për disa aktore të tjera ka thënë se ka qenë marrëdhënie me konsensus.

Rikujtojmë se, në një intervistë të fundit për “Guardian”, Angelina Jolie ka shprehur se ka pasur frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt dhe kritikoi qeverinë amerikane se nuk po bën më shumë për të mbrojtur të drejtat e të miturve. Aktorja dhe aktivistja tha se përvojat e saj në marrëdhënien me Pitt e bënë atë të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.