Kohët e fundit duket se të gjithë të famshmit kanë zgjedhur të rikthehen në krahët e ish-partnerëve të tyre. Dhe këtij trendi nuk kishte se si t’i shpëtinte dhe Angelina Jolie. Aktorja 46-vjeçare është parë duke vizituar ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller në shtëpinë e tij në Brooklyn.
Ylli i “Hollywood”-it nuk i ka shpëtuar paparacëve dhe kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet për një rikthim mes tyre. Një burim i afërt me aktoren ka thënë se atë natë kanë qenë prezent dhe fëmijët e tyre, pasi me sa duket janë miq. Jolie dhe Miller e kurorëzuan martesën e tyre në vitin 1996, por u divorcuan pas tre vitesh, në 1999-ën.
Rikujtojmë se, para pak kohësh Angelina akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje dhe paraqiti dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.
Megjithatë, Brad ka arritur që të fitojë kujdestarinë e fëmijëve me Angelina Jolie, por kjo e fundit nuk ka ndërmend që ta lërë me kaq.