Ylli hollivudian Angelina Jolie, pas një beteje ligjore 2-vjeçare, hoqi dorë nga padia kundër FBI-së për hetimin e FBI-së për një incident të dyshuar abuzimi mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Jolie paraqiti tërheqjen e padisë më 25 shtator, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six. Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për pagesën e tarifave të tyre ligjore.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Jolie kërkoi informacion në lidhje me hetimin e FBI-së për një grindje të dyshuar me Pitt në një avion privat që përfshinte fëmijët e tyre në vitin 2016. Hetimi u mbyll më 22 nëntor 2016, pa akuza ndaj Pitt. Jolie bëri kërkesë për divorc nga aktori disa ditë më vonë. Ajo ngriti një padi kundër FBI-së me pseudonimin “Jane Doe” në prill 2022.
Duke përmendur Ligjin për Lirinë e Informimit, aktorja kërkoi informacione për hetimin e Agjencisë për një incident të dhunës në familje që ndodhi disa vite më parë, ku fëmijët e saj të mitur ishin përfshirë si viktima dhe dëshmitarë. Së fundmi rikujtojmë se Jolie ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi ndikimin që mendimi i një të dashuri mund të ketë në vetëbesimin e dikujt. Ajo ka zbuluar se, për një kohë të gjatë, kishte ndaluar së kënduari për shkak të kritikave të një personi të veçantë që e kishte ofenduar për mënyrën sesi këndonte.
Aktorja tha se:
Kam pasur dikë në jetën time që nuk ishte i sjellshëm me mua dhe ofendonte mënyrën sesi këndoja. Dhe kështu mendova se nuk mund të këndoja vërtet… Unë thjesht u përshtata me mendimin e këtij personi. Kështu që më duhej të kalonja shumë gjëra që të filloja të këndoja sërish.
Jolie ka folur gjithashtu në një intervistë të fundit për “The Hollywood Reporter” dhe ka zbuluar se në fakt nuk ka shumë miq të ngushtë në jetën e saj.
Kjo nuk më shqetëson aspak, sepse unë nuk kam realisht marrëdhënie të tilla në jetën time. Pra, një person që mund ta telefonojë në orët e para të mëngjesit për një shqetësim apo për të ndarë një lajm të bukur, nuk e kam një të tillë në jetën time. Shpesh mendoj se miku/mikesha mund të jenë duke kaluar një moment të keq në jetën e tyre, mund të jenë duke humbur prindërit…Ka shumë situata që më bëjnë të tërhiqem. Por, kjo ndodh edhe se dikush më ka tradhtuar. Po, më kanë tradhtuar në miqësi.