Celebrities Showbiz

Angelina Jolie frikësohej për sigurinë e fëmijëve të saj gjatë martesës me Brad Pitt?!

Në një intervistë të fundit për “Guardian”, Angelina Jolie ka shprehur se ka pasur frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt dhe kritikoi qeverinë amerikane se nuk po bën më shumë për të mbrojtur të drejtat e të miturve. Aktorja dhe aktivistja tha se përvojat e saj në marrëdhënien me Pitt e bënë atë të kuptojë rëndësinë e të drejtave të fëmijëve.

Jolie nuk ka tha saktësisht se çfarë kishte ndodhur në marrëshënien e tyre që e bëri t’i frikësohej sigurisë së fëmijëve të saj, por tha se se ajo është ende në proces gjyqësor për të cilin “nuk mund të flasë”. Gjithsesi nga gjestet e saj arrihej të kuptohej se bëhej fjalë për abuzim në familje nga ana e Pitt. E pyetur nëse kishte frikë, ajo pohoi duke thënë se:

Po, për familjen time. Për të gjithë familjen time.

Jolie kritikoi SHBA-në se është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar plotësisht konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës (UNCRC). Aktorja tha se situata pas betejës së kujdestarisë, ku ajo pretendon se Pitt ishte “verbalisht dhe fizikisht abuziv” me djalin e tyre të birësuar Maddox teksa gjendeshin në avionin privat, ishte “tmerrshme”. Jolie u shpreh se vendimi për t’u divorcuar nga Pitt ishte shumë i vështirë.

M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi.

Brad ka pranuar se kishte një problem me alkoolin dhe se ai i kishte bërtitur njërit prej fëmijëve, por gjithmonë ka mohuar të ketë abuzuar fizikisht ndaj tyre. Jolie tha se ajo ishte traumatizuar dhe “e shkatërruar” nga përvojat e fundit dhe donte që familja të ecte përpara.

Të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre, unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi paqësorë. Ne do të jemi gjithmonë një familje. Unë jam duke kuptuar se ndonjëherë ti mund t’u mbijetosh gjërave, por nuk e di si të ndihesh dhe të jetosh në të njëjtën mënyrë. Pra, ka të bëjë më shumë me të qenit i hapur. Unë me të vërtetë po përpiqem të jem përsëri e hapur si një qenie njerëzore.

Rikujtojmë se, Brad Pitt po sfidon fitoren e fundit të Angelina Jolie-s në çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre. Aktori 57-vjeçar argumentoi se aktorja 46-vjeçare nuk duhet të merrte kujdestarinë e fëmijëve të çiftit, për shkak të një gabimi administrativ nga një gjyqtar i përkohshëm të cilin ata e kishin përzgjedhur së bashku, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme të Kalifornisë.