Ylli hollivudian Angelina Jolie ka pranuar se më parë ka menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e kanë munduar. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje. Kur ishte 19-vjeçe, ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje.
4 vjet më vonë, ylli i filmave hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja ta kuptonte më mirë. Kështu ajo vendosi të punësonte një vrasës profesionist për ta vrarë atë.
Nuk është aq e vështirë ta gjesh atë në Nju Jork. Sado e çmendur që tingëllon, mendoj se shumë njerëz kanë menduar për vetëvrasjen kur janë të rinj. E dija se shumë njerëz të afërt me mua, si nëna ime, do të ndiheshin sikur nuk më kishin dhënë mjaftueshëm nëse do të kisha vrarë veten.
Rikujtojmë, se së fundmi thuhet se aktorja do të luajë në filmin e ri sopranon e njohur, Maria Callas. Filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme. Skenari është firmosur nga krijuesi i “Peaky Blinders” dhe “Spencer”, Steven Knight. Filmi do të fokusohet në ditët e fundit të Maria Callas në Paris në vitet 1970. Në një deklaratë, Angelina është shprehur entuziaste për rolin.
Ndërkaq, Jolie ka dhënë së fundmi detaje mbi akuzat për abuzim kundër Brad Pitt në kundërpadi. Në dokumentet gjyqësore në lidhje me një betejë ligjore mbi një punishte vere franceze që dikur zotëronin së bashku, ajo pretendon se ai kishte abuzuar me të dhe fëmijët e tyre gjatë një udhëtimi me avion në vitin 2016. Angelina paraqiti një ankesë kundër ish-bashkëshortit të saj, duke zbuluar detaje të reja rreth asaj që ajo e përshkroi në dokumentet e gjykatës si sjellje abuzive nga ai në një aeroplan privat në vitin 2016 që çoi në zgjidhjen e martesës së tyre.