Angelina Jolie është “duke u përgatitur të sigurojë prova për autoritetet për dhunë në familje” në një betejë të hidhur për ndarje me ish burrin e saj Brad Pitt.
Dokumentet që janë siguruar nga emisioni “The Blast” tregojnë që aktorja 45 vjeçare dëshiron të ofrojë “dëshmi për autoritetet” ku thuhet se ka pasur dhunë në familje sa ajo bashkëjetonte me aktorin Brad Pitt.
Çifti i Hollywood-it kanë bashkë 6 fëmijë, Maddox, (19), Zahara, (16), Pax, (17), Shiloh, (14), dhe binjakëve Knox dhe Vivienne, 12 dhe janë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve dhe financat.
Pasi çifti kishte dorëzuar dosjen për shkurorëzim më vitin 2016, ishte zbuluar që Brad është duke u hetuar nga FBI dhe shërbimet sociale në Los Angelos për “dhunë abuzive dhe verbale e fizike me fëmijët e tij”, veprime këto që i kishte bërë në një avion privat.
Pitt më vonë u justifikua nga këto akuza se kishte abuzuar ndaj Maddox.
Ajo (Jolie) ka bërë akuza të ngjashme në të kaluarën e të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet, por shumica e tyre nuk janë vërtetuar, -kishte thënë Brad Pitt për një burim ‘MailOnline’.
Tani, thuhet se Jolie nuk është dorëzuar dhe është në kërkim të fakteve të tjera që do ta akuzonin Brad Pittin për “dhunë në familje”.
Gjithashtu, thuhet se edhe gjashtë fëmijët e aktores janë të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë.
Kujtojmë, se më parë kanë qarkulluar lajme në rrjete sociale se çifti ishte tërhequr nga divorci, por mesa duket gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë…