Celebrities Gossip Showbiz

Angela Martini ka një kërkesë që do të na bëjë të gjithëve të ndihemi krenarë!

Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali. Por, nëse nuk e dinit Angela ka zbuluar se e ka sjellë në jetë fëmijën me ndihmën e një nëne surrogate. Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe vetëm dy muaj më parë, ku Angela postoi foton e vogëlushit, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

Mirëpo si çdo nënë me angazhime, Angela ka nevojë për një dado për fëmijën e saj dhe padyshim kur vjen puna këtu çdo mama sigurohet të zgjedhë më të mirën. Me anë të një njoftimi të bërë pak më parë në Instastory, bukuroshja ka kërkuar që të ketë një dado shqiptare pasi do që Kyree të mësojë të flasë shqip dhe kjo padyshim na bëri të ndihemi shumë krenarë!

Së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Pak ditë më parë, bukuroshja u rikthye duke postuar një kolazh fotosh dhe videosh me djalin dhe bashkëshortin dhe ka treguar arsyen se pse është shkëputur për disa javë nga rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CZezSlpsw5I/?utm_source=ig_web_copy_link