Influenceri Andrew Tate do të lejohet të largohet nga Rumania ndërsa pret gjykimin për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore. Këtë ka vendosur gjykata rumune. Sipas vendimit, Tate do mund të udhëtojë brenda vendeve të Bashkimit Evropian. 37-vjeçari u akuzua në mesin e vitit 2023 së bashku me vëllain e tij Tristan për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave. Si pjesë e rastit janë akuzuar edhe dy të dyshuara femra nga Rumania, të cilat kanë mohuar akuzat.
Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit për të lejuar Tate të largohej nga vendi u përshëndet nga zëdhënësi i tij si një “fitore e rëndësishme dhe një hap i madh përpara” në këtë çështje. Vetë Tate, në një postim në platformën X shkroi se:“Jam i lirë. Për herë të parë në tre vjet mund të largohem nga Rumania.”
Rikujtojmë se në muajin mars Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan sërish në Bukuresht të Rumanisë për shkak të akuzave të reja për dhunë seksuale dhe u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur. Arrestimi i tij kishte zgjuar vëmendjen e medieve të shumta botërore. Influenceri ka ndezur sërish debat në rrjetet sociale me një prej komenteve të tij në X. I njohur për qëndrimet e tij provokative dhe të diskutueshme, Tate vjen me një deklaratë që ka ngjallur reagime të forta dhe diskutime të ashpra. Ai shkruan se:
Seksi është për të bërë fëmijë. Çdo burrë që bën seks me femra sepse ndihet mirë është homoseksual. ‘Oh, shkrimi im është i bukur, kjo është e mrekullueshme!’ Në fakt, nëse je 40 vjeç dhe ke më pak se pesë fëmijë, me siguri je gay dhe thuajse asnjë trashëgimi gjenetike.