Një nga zërat më të mirë në botë, tenori i njohur italian Andrea Bocelli, prej më shumë se 20 vitesh është i martuar me bashkëshorten e tij Veronica Berti. Ai ka folur së fundmi për revistën ‘People’ për sekretin e martesës së tyre të suksesshme.
Duke folur për martesën, Bocelli tha se ruajtja e dashurisë është e thjeshtë dhe e bazuar në themele të forta. Ndër të tjera ai shpjegoi:
Baza e çdo marrëdhënieje që mbijeton me kalimin e kohës është kimia. Nëse nuk ka kimi, është e vështirë të jetojmë ashtu siç jetojmë. Martesa është një proces i vazhdueshëm që duhet punuar.
Ai pretendon se dashuria e tyre e gjatë nuk është rezultat i tërheqjes fillestare, por i respektit, mirëkuptimit dhe investimit në marrëdhënie. Bocelli dhe gruaja e tij folën më parë për filmin e tyre, i cili tregonte udhëtimet e tyre nëpër Itali. Pastaj Veronica zbuloi sekretin e suksesit të marrëdhënies së tyre. Ajo u shpreh:
Ne jetojmë së bashku për gati 22 vjet dhe në fillim kalonim 24 orë së bashku. Ne mbështetemi tek njëri-tjetri dhe gjithmonë biem dakord për një qëllim të përbashkët. Ajo që më pëlqen tek ai është vendosmëria dhe shpejtësia e tij në vendimmarrje. Pasiguria më bezdis gjithmonë.
Andrea dhe Veronica u takuan në vitin 2002 dhe lidhja e tyre zgjati më shumë se dhjetë vjet para se të martoheshin në vitin 2014. Ata mirëpritën një vajzë, Virginia, në vitin 2012 dhe Andrea gjithashtu ka dy djem nga martesa e tij e parë, Amos dhe Matteo.
I njohur në mbarë botën si lider i traditës vokale italiane, Andrea Bocelli ka lindur në Toskanë. Ai përsosi aftësitë e tij të të kënduarit nën drejtimin e mentorit të tij, Franco Corelli dhe u bë i famshëm duke fituar festivalin muzikor të Sanremos në 1994. Në të njëjtën kohë, ai filloi një karrierë klasike, duke interpretuar kryevepra nga repertori i operës dhe u fut në skenën ndërkombëtare, duke pushtuar njësoj si adhuruesit e operës ashtu edhe audiencën e popit.
Gjatë viteve, Bocelli ka performuar në të gjitha skenat kryesore botërore dhe ka sjell 17 albume në studio. Albumi i tij i fundit “Believe” është një “autobiografi shpirtërore” që përmban këngë të famshme si “You’ll Never Walk Alone” dhe “Amazing Grace” si dhe këngë origjinale të kompozuara nga vetë Bocelli dhe Ennio Morricone. Në vitin 2010, Bocelli mori yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’, gjatë karrierës së tij ai u nominua gjashtë herë për çmimin ‘Grammy’ dhe gjashtë herë për çmimin latin ‘Grammy’. Ai performoi, ndër të tjera, për katër presidentë amerikanë, tre papë, familjen mbretërore britanike dhe në ceremonitë e hapjes së ‘Lojërave Olimpike’ dhe në raste të tjera.